FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I kërkuan 100 mijë euro, Luftëtari dhe Milinkoviç takohen sot në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve

Milinkoviç dhe Luftëtari nuk e kanë zgjidhur ende çështjen e kontratës që kanë pasur mes tyre. Palët nuk kanë gjetur dakordësinë për ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale dhe për këtë, klubi gjirokastrit ka depozituar në FSHF një ankesë.

Luftëtari ka paditur trajnerin serb, Mladen Milinkoviç për mos pagesë të klauzolës prej 100 mijë eurosh, që trajneri duhet të paguajë në rast ndërprerjeje të kontratës. Me anë të marrëveshjes së firmosur mes palëve, klubi gjirokastrit është paraqitur në FSHF dhe kërkon nga ish-tekniku pagesën prej 100 mijë eurosh.

Sot, pritet që të zhvillohet seanca e parë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, e cila shërben për pajtimin mes palëve. Milinkoviç përfaqësohet nga kompania e menaxhimit, e cila është përgjegjëse për marrëdhënien kontraktuale të teknikut në lidhje me gjirokastritët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?