I mahnitur nga Lewandowski, Pedri: Është 34, por duket si 20 vjeç

Pedri është më shumë se i habitur me formën e Robert Lewandowskit dhe mënyrën se si punon polaku. Duke folur pas ndeshjes me Real Sociedad, të cilën katalanasit e fituan me rezultatin 1-4, 19-vjeçari theksoi se sulmuesi i duket si 20 vjeç.

“Edhe pse është 34 vjeç, duket sikur është 20, Është çmenduri sa gola shënon dhe mbi të gjitha, si punon për ekipin, ai na ndihmon shumë.

Është vetëm një çështje kohe derisa të kuptojmë njëri-tjetrin më mirë dhe mendoj se po arrijmë atje. Është një ekip i mrekullueshëm me lojtarë të rinj dhe të tjerë që kanë më shumë përvojë dhe ne përpiqemi të japim këshilla”, deklaroi Pedri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?