FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I përfundon kontrata në fund të sezonit, Tare dorëzohet: De Vrij do të largohet

Mbrojtësi holandez i Lazio-s, Stefan De Vrij, do të largohet nga ekipi italian në fund të sezonit. 26-vjeçari ka kontratë me Lazio-n deri në qershor po pavarësisht negociatave të shumtë nuk është gjetur gjuha e përbashkët mes palëve dhe sipas drejtorit Igli Tare rrugët do të ndahen.

Lajmin e zbuloi drejtori Igli Tare i cili para ndeshjes me Veronën është shprehur:

“Do të tërheqim propozimin tonë për të rinovuar kontratën me mbrojtësin, sigurisht duke u tërhequr edhe nga tryeza e negociatave”, ka theksuar ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, i vlerësuar si drejtori sportiv më i suksesshëm për vitin 2017 në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E falënderojmë De Vrij për atë që ka dhënë për ne deri tani, sikurse edhe për atë që do të bëjë deri në fund të qershorit. Por më pas, rrugët tona do të ndahen”, ka konfirmuar Igli Tare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për De Vrij interes të madh ka shfaqur Inter-i dhe duket se zikaltërit do të jenë skuadra e radhës për holandezin megjithëse edhe United i Jose Mourinho-s po e monitoron futbollistin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?