I ra i dashuri në burg, super modelja serbe rikthehet në krahët e Gjimshitit
Modelja serbe Aisa Menkovic është sërish në dashuri me futbollin e kombëtares sonë, Bert Gjimshitit. Pas një viti e gjysmë të ndarë, ata kanë rregulluar marrëdhëniet mes njëri-tjetrit.
Pasi i dha fund lidhjes me një tjetër mashkull, Alisa ju rikthyer sërish dashurisë së vjetër! Modelja serbe kaloi një romancë me një djalë tjetër, i cili shpejt përfundoi pas hekurave.
Të dy kishin planifikuar për t’u martuar, por rënia në burg e djaloshit i ndryshoi planet. Alisa ndërkohë vendosi që të rikthehej sërish në lidhjen me Gjimshitin. Berati dhe Alisa i kaluan pushimet e vitit të ri në Dubai, ku përjetuan shoqërinë e njëri-tjetrit dhe momente të lumtura në një prej hoteleve më të shtrenjta në Emirate.
Mbrojtësi ynë kuqezi, pjesë e Atalanta në Seria A, dhe modelja serbe janë njohur në Zvicër. “Rrjetet sociale ndonjëherë iu japin ndonjë kuptim tjetër disa gjërave. Unë dhe Berati kemi mbetur miq të mëdhenj dhe kështu do të jemi”, deklaroi Alisa Menkovic për “Kurir”.

KOHA JONË SONDAZH

