I shënoi nga mesi i fushës Berishës, flet lojtari kazak: Pashë portierin që u largua nga porta!
Aybol Abiken u bë shumë i njohur brenda pak orëve në Europë, falë një super goli që shënoi ndaj Shqipërisë të dielën në mbrëmje. Ai realizoi nga mesi i fushës duke shfrytëzuar një dalje të gabuar të Berishës, teksa një gjë të tillë e konfirmoi edhe në një intervistë për mediat vendase.
“Së pari, në emër të të gjithë ekipit, unë do të doja t’u kërkoja falje tifozëve të Kazakistanit. Fatkeqësisht, në nuk fituam.
Goli? Ndërsa u afruam në qendër të fushës, pashë portierin që largohej nga porta dhe e shfrytëzova rastin.
Objektivi? Ne duhet të mundim Lituaninë në shtëpi, nuk ka vend për t’u tërhequr, ne do të bëjmë më të mirë”, përfundoi Abiken.
KOHA JONË SONDAZH

