“I theve zemrat tona njëherë, por..”, Bayerni uron Drogban për fundin e karrierës

Klubi i Bajerni i Mynihut përmes një postimi në Twitter, ka uruar ish-sulmuesin e Chelseas, Didier Drogba për fundin e karrierës, duke iu referuar edhe zhgënjimit që e morën nga Drogba në finalen e Champions Leagues gjatë vitit 2012.

Bavarezët ishin në avantazh deri në minutat e fundit, por Drogba me një gol të bukur me kokë barazoi shifrat, për ta dërguar ndeshjen në shtesë.

Nga pika e bardhë e penalltisë ishin londinezët ata të cilët u treguan më të saktë dhe Drogbanë që realizoi 11-metërshin e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju i thyet zemrat tona njëherë, por prapë se prapë duam t’ju përgëzojmë për karrierën fantastike. Gjithë të mirat në të ardhmen”, shkroi Bayerni në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, pas një karriere të jashtëzakonshme, vendosi që të largohet nga futbolli aktiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?