I vëllai mbeti pa ekip, Riberi pagoi rrogën e tij te skuadra e kategorisë së dytë franceze

Frenk Riberi ka paguar rrogën e të vëllait në një klub të kategorisë së dytë franceze pa dijeninë e këtij të fundit. Këtë gjë e ka treguar agjenti Christophe Hutteau në librin e tij “Sekretet e mia si agjent”.

Ai thotë se Riberi e kishte telefonuar në një moment kur vëllai i tij kishte mbetur pa ekip dhe i kishte kërkuar që t’i gjente një skuadër ku të paguhej të paktën 2500 euro në muaj në mënyrë që të jetonte në kushte të mira.

Hutteau kontaktoi me klubin Aviron Bayonnais, por këta të fundit i thanë se nuk mund të përballonin një pagë të tillë. Në këtë mënyrë, Riberi bëri një donacion prej 40 mijë eurosh për klubin francez dhe 33 mijë euro prej tyre shkuan si pagë për vëllain e futbollistit të Bajernit të Mynihut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?