I vjedhin 200 mijë euro në kartën e kreditit, por Mahrez e kupton pas 5 javësh
Riyad Mahrez iu deshën pesë javë për të kuptuar se dikush po i vidhte paratë, duke përdorur një nga kartat e tij të kreditit për të bërë një jetë spektakolare në Ibiza dhe Mbretërinë e Bashkuar. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar, Sharif Mohamed, një shofer i cili në pak më shumë se një muaj shpenzoi më shumë se 200,000 euro të Mahrez mes festave në plazhe, hotele luksoze, pazar në butikët më ekskluzive dhe basteve në kazino.
“Gjëja më e habitshme është që dikush mund të shpërdorojë 175,000 £ nga një kartë krediti pa e kuptuar edhe vetë ai që i humbi,” ka komentuar për The Sun ish-Kryeinspektori i Policisë Mick Neville.
Sipas rindërtimit të bërë gjatë procesit, që u zhvillua në gjykatën Snaresbrook, gjithçka filloi me një telefonatë: një person telefonoi Barclays Bank duke pretenduar të ishte Mahrez, për të porositur një kartë krediti në emrin e tij.
Mohamed mbrojti veten duke pretenduar se ai po vepronte në emër të një anëtari të pandershëm të bankës, por nuk ka dhënë prova për të mbështetur këtë pretendim, ndërsa në vend të kësaj është zbuluar se i njëjti mashtrues kishte shkuar nga Londra në Leicester me qëllim për të tërhequr para nga një ATM për të shmangur ngjalljen e dyshimeve.
Nga ai moment, filluan shpenzimet e çmendura midis Ibiza dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat kampioni algjerian i vuri re vetëm pas pesë javësh, duke bllokuar kartën e tij të kreditit.
KOHA JONË SONDAZH

