I vodhën makinën mamasë së Zaniolos, hajdutët i bëjnë një tjetër surprizë lojtarit të Romës

Mbrëmjen e së mërkurës, kur lojtari i Romës, i cili është tifoz bardhezi, Nikolo Zaniolo, dhe e ëma e tij Françeska, po ndiqnin Juventusin kundër Ajaksit dhe festonin golin e Cristiano Ronaldos, disa grabitës i kishin vjedhur makinën mamasë së futbollistit.

Por, pasi lajmi u bë publik dhe denoncimi u krye në polici, dje ka ardhur surpriza e madhe.

Mamaja e Zaniolos e ka gjetur automjetin sërish poshtë shtëpisë, në vendin ku iu grabit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?