Ia vodhi Romës në avion, Barcelona tani kërkon ta shesë Malcolm
Barcelona nuk ka arritur që të bëjë transferime të goditura gjatë verës. Përveç Arturo Vidalit, i cili së fundmi duket se ka shprehur pakënaqësi për minutat e pakta në fushë, një tjetër problem te katalanët është Malcom.
Edhe braziliani, i transferuar nga Bordeaux për 41 milionë euro, nuk ka gjetur hapësira në skemat e Valverdes dhe aventura e tij te kampionët në fuqi të La Ligas mund të mbyllet shumë shpejtë.
Për 21-vjeçarin ka shprehur interes Tottenhami, që mund të ofrojë deri në 50 milionë euro për shërbimet e tij. Para se të tansferohej te Barcelona, Malcom ishte shumë pranë Romës, ndërkohë që edhe Interi dhe Arsenali kishin shprehur interes për të.
KOHA JONË SONDAZH

