Ibrahimovic dh Mourinho, ja duelet e frikshme që rrezikojnë ekipet shqiptare në turin e dytë

Skuadrat shqiptare kanë nisur të mendojnë për turin e dytë të Europa Leagues me shortin që do të hidhet më 31 gusht në Nyon të Zvicrës. Me pak fat Kukësi edhe në turin e dytë mund të kishte qenë në shortin e skuadrave favorite, por për vetëm për pak pikë për sa i përket koeficientit këtë vend ia morën skocezët e Motherëell.

Pritet një short shumë i vështirë për skuadrat shqiptare kjo për vetë faktin pasi përveç Shkëndijës së Tetovës që është në vazon e favoriteve, Kukësi, Teuta, Laçi, Renova apo edhe Drita që do të përballet me skuadrat e eliminuara nga turi i parë i Champions Leagues do jenë në vazon e skuadrave jo favorite.

Përveç një derbi me Shkëndijën, Teuta, Laçi e Kukësi, rrezikojnë që në këtë raund të sfidojnë dy emra të mëdhenj si Milan dhe Tottenham. Në Shqipëri mund të vijë Jose Mourinho ose Zlatan Ibrahimovic në datën 17 shtator nëse shorti  vendos ndonjërën prej skuadrave shqiptare përballë Milanit apo Tottenham.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kundërshtarë të tjerë që duhen evituar për të shpresuar te kualifikimi janë edhe Wolfsburg, Basel, Fc Copenhagen, Galatasaray, Malmo, Partizani i Beogradit, Standart Liezh, Granada, Steaua e Bukureshtit, apo edhe Rangers, Reims e Apollon Limasol, ekipe shumë të forta që do t’ua bënin thuajse të pamundur misionin për t’u kualifikuar skuadrave të Superiores.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukësi, Teuta e Laçi do të konsideroheshin me fat nëse do të përballeshin me kundërshtarë më pak të frikshëm të vazos së parë siç janë boshnjakët e Zrinjski, austriakët e Hartberg, lituanezët e Zalgiris, skocezët e Motherëell dhe Abeerden, uellsianët e TNS, çekët e Jablonec dhe Slovan Liberec, ukrainasit e Kolos Kovalivka, danezët e AGF Aarhus apo edhe kazakët e Kairat, kroatët e Hajduk Split dhe polakët e Lech Poznan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?