Ibrahimovic komenton përballjen Inter-Milan: Shpresoj që të jetë …

Zlatan Ibrahimovic tregohet diplomat duke mos zgjedhur asnjë skuadër mes Interit dhe Milanit, kur u pyet për Derbin e Madoninës. I intervistuar nga Sky Sports, sulmuesi i Los Angeles Galaxy foli për derbin e Madoninës dhe si një ish-lojtar që ka lënë shenjë fillimisht me ngjyrat zikaltër dhe më pas me ato kuqezi Ibra u uroi fat të dyja skuadrave.

“Si një ish-interist dhe ish-milanist, derbi do të jetë gjithmonë një spektakël, gjithmonë i bukur për t’u parë si tifoz dhe ta luash si futbollist. Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur dhe tifozët të argëtohen. Kush fiton? Të shohim, shpresoj të fitojë më i miri dhe ju uroj fat të mbarë të dyja ekipeve”, deklaroi bomberi suedez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?