Icardi: Ai është hajmalia jonë, është gjithmonë kur ndodh diçka

Mauro Icardi ka realizuar golin e tij të tretë në Champions League me Inter në ndeshjen e luajtur të martën në mbrëmje kundër Barcelona-s. Kapiteni zikaltër ishte vendimtar me golin e barazimit, por ai ka zbuluar se është një lojtar tjetër më  rëndësishëm se ai.

“Kemi luajtur kundër skuadrës më të mirë në botë, katalanasit dinë të luajnë me topin dhe bëjnë shumë presing në të gjithë fushën. Me tiki-takën e tyre na e bënë shumë të vështirë, por nuk hoqëm dorë kurrë dhe në fund për fat të mirë erdhi goli im.

Kemi luajtur njësoj siç kemi bërë kundër Tottenham, në fund mund të shënonim edhe golin e dytë. Vecino vendimtar në rastin e golit tim? Është hajmalia jonë, nëse diçka ndodh në fund, ai është gjithmonë në mes”, deklaroi sulmuesi argjentinas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?