Icardi dhe Wanda Nara sërish në faqet e para, tani akuzohen për pastrim parash

Mauro Icardi dhe Wanda Nara si gjithmonë mbeten në qendër të vëmendjes. Fillimisht ishte çështja e tradhtisë nga ana e Icardit, e cila mori një bujë të madhe duke u diskutuar kudo ndërsa më pas erdhi falja nga ana e Narës.

Nga Argjentina së fundmi raportojnë se Icardi dhe Nara do t’iu duhet të përballen me akuzën e pastrimit të parave. Shoqëria e krijuar nga çifti World Marketing Football SRL, gjendet tashmë nën akuzat për pastrimin e parave, dhunimit institucional dhe korrupsionit të strukturuar. Autori i këtij denoncimi është Fernando Miguez, kryesues i Fondacionit për Paqen dhe Ndryshimet Klimaterike në Argjentinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?