Icardi i shkel syrin Realit: Nëse më vjen oferta e duhur, do ta…

“Është folur shumë, por unë jam i lumtur tek Interi. Kur të vijnë ofertat, do t’i vlerësoj, por jam i lumtur këtu”. Mauro Icardi në këtë mënyrë lë një spirale të hapur për një largim të mundshëm.

Në një intervistë për “Onda Cero”, sulmuesi i Interit ka komentuar në këtë mënyrë zërat që e shohin në të ardhshmen te Real Madrid. Për momentin Icardi do të vazhdojë të veshë fanellën zikaltër, teksa nesër do të jetë në fushë për të sfiduar Barcelonën pa Messin.

“Më vjen keq që nuk do të jetë, pasi është gjithmonë bukur të përballesh me kampion si Leon, i cili është më i miri në botë. Në anën tjetër e dimë se do të jetë një humbje e madhe për Barcelonën, ndaj do të shkojmë në Camp Nou për të luajtur lojën tonë. Në kampionat kemi bërë mirë duke vijuar me fitoret. Juventus ka treguar në vitet e fundit se qëndron gjithmonë lart ndaj duhet të marrim shembull prej tyre”, deklaroi sulmuesi argjentinas. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?