Icardi: Nuk kam merak të jem si Higuain, dua t’i shënoj Milanit

Mauro Icardi është pikë referimi në radhët e zikaltërve, teksa këtë fundjavë e pret një duel i hapur me një tjetër bomber të njohur, Gonzalo Higuain.  Duke folur për mikrofonat e “Sky Sport”, sulmuesi argjentinas ka folur për “Derbin e Madoninës”, dhe duelin me bashkatdhetarinë e tij.

“Jemi disi nën tension. Vijmë nga një moment fantastik, dhe nuk duam që të ndalemi në kampionat pas ndeshjeve të kombëtareve, por jemi të gatshëm për të luajtur këtë duel në më të mirën e mundshëm. Nëse do kisha mundësi t’i hiqja Milanit dikë për derbin, patjetër do të ishte Higuain. Ai është sulmuesi kryesor i kuqezinjve, i cili ka shënuar rregullisht në vitet e fundit. Unë nuk mendoj se ka një rivalitet mes nesh, por mes dy skuadrave.

Gonzalo ka shënuar kaq shumë gola në karrierën e tij. Personalisht jam i qetë, nuk kam asnjë merak për të qenë si ai. Unë kam karakteristikat e mia. Më mirë një gol ndaj Milanit, apo Juventusit? Nuk ka rëndësi, mjafton që ky gol të vlejë tri pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kampionati? Duhet të mendojmë vetëm në lidhje me një ndeshje, atë derbi, tani për tani. Jemi të vetëdijshëm se blaugranët nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme. Interi, në raport me Juventusin? Ne jemi një ekip në rritje, pastaj bardhezinjtë kanë një bazë prej shumë vitesh”, deklaroi kapiteni i Interit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?