Ideja e re e Juves, kërkon “sozinë” e Alegrit nga Milani
Orë vendimtare në shtëpinë e Juventusi për të ardhmen e Juan Kuadrados. Mesfushori kolumbian do të mësojë në orët në vijim kohë që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës, pasi rrezikon që të qëndrojë 2 muaj jashtë fushave.
Të ndodhur në këto kushte Marota mund të bëjë një goditje në merkato e janarit. Politano duket opsioni më i arritshëm, ndërkohë që synimi është Bonaventura i Milanit. Marrëdhëniet shumë të mira me kuqezinjtë dhe me agjentin Milano Raiola mund të jenë një avantazh.
Bonaventura ka një kontratë deri në vitin 2020, dhe përfiton 2 milionë euro në sezon. Vlera e kartonit të tij shkon në 25 milionë euro, një shumë që mund të përballohet nga drejtuesit bardhezi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

