FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Igli Tare është drejtori sportiv i vitit në Itali”

I gjithë ambient sportive në Itali e ka kritikuar fillimisht presidentin e Lacios, Lotito për zgjedhjen e Igli Tares si Drejtor Sportiv të klubit bardhekaltër, por me kalimin e kohës, të gjithë janë penduar për fjalët e tyre. Madje një pjesë e mirë e tyre i kanë bërë komplimente për punën që ai ka bërë në këto vite për lëvizjet në hyrje dhe dalje.

Pas Luçiano Moxhit, fjalë shumë pozitive për Igli Taren ka thënë sot edhe Evaristo Bekalosi. Ish-futbollisti Interit në një prononcim për Sportitalia, ka thënë fjalë të mira për shqiptarin.

“Drejtori më i mirë sportiv i vitit është Igli Tare. Ka bërë një punë të shkëlqyer. Nuk ka qenë e lehtë për asnjë që të shiste Bilian dhe Keita, dy lojtarë që ishin në prag të skadimit të kontratës, por ai i shiti për 50 milionë euro”, u shpreh ish-interisti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Igli Tare po bën një punë të shkëlqyer në klubin bardhekaltër duke blerë lojtarë mesatar dhe më pas duke i kthyer në yje, edhe në saj të punës shumë të mirë të Simone Inzagit. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?