Igli Tare i hap rrugën Hysajt për t’u transferuar tek Chelsea

Elseid Hysaj duket se është telenovela e këtij sensioni në merkato, për vetë atë që përfaqëson në tregun e futbollit mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë. Thyerja e marrëdhënieve me Napolin është përfundimtare dhe nuk është e paditur, ajo që intrigon tani është e ardhmja e shkodranit, interesi për të cilin nuk mungon. Chelsea prej kohësh është në gjurmët e mbrojtësit të djathtë, si i preferuar i teknikut Maurizio Sarri, që e kishte patur më parë në Empoli e Napoli. Por e ardhmja e Hysaj mund të ishte edhe Lazio e Igli Tares, që në orët e fundit u bë tepër aktive dhe destiancion tërheqës për lojtarin.

Duket se klubi roman do të jetë vendimtar për shkodranin, por jo duke e marrë në skuadër, kjo e diktuar edhe nga shifra e lartë që pretendon Aurelio De Laurentiis për të, por duke spastruar rrugën e tij për në Londër. Nga Anglia vjen njoftimi që nuk lë vend për dyshime, sjellë nga “The Sun”: Chelsea ka pranuar ofertën prej 14,5 milionë euro nga Lazio për Davide Zappacosta. Ish-mbrojtësi i Torinos tek Blutë nuk po gjen hapësira dhe lëvizja e Lazios i jep mundësinë Sarrit të bëjë goditjen përfundimtare për Hysaj, që me shumë mundësi gjysmën e dytë të sezonit do ta luajë në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?