Igli Tare u kërkon llogari dy yjeve të skuadrës së Lazios

Lazio gjatë këtij sezoni nuk ka arritur që të ngjitet në nivelin e sezonit të kaluar. Dy ndër lojtarët që duket se nuk janë në formën e dikurshme ishin Milinkovic dhe Luis Alberto.

Drejtori Sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, ka kërkuar shpjegime nga të dy futbollistët për faktin se nuk kanë qartësinë e sezonit t kaluar dhe kërkon që të rikthehen si në formën e dikurshme. Së bashku me Lotiton, drejtuesi shqiptar ka shfaqur objektivin primar për të zënë një vend në Champions League, ndërkohë që ka dhe lojtarë të tjerë si Correa, Berisha, Badelj, Cataldi dhe Caicedo, nga të cilët pritet një shpërthim në javët në vijim.

Tare është në pritje të përgjigjeve nga futbollistët e rëndësishëm, para se të kryejë një tjetër operacion në merkaton e janarit. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?