Ikardi sherr në dhomat e zhveshjes me Perisiç dhe Brozoviç, Reali bëhet gati

Mauro Ikardi ka shënuar për Interin 18 gola në 22 ndeshje këtë sezon, në Seria A. Kjo i lejon klubi zikaltër që të mbetet ende me 3 pikë avantazh nga Roma për një vend në zonën e Championsit. E ardhmja e sulmuesit argjentinas duket të jetë gjithnjë e më e largët nga “Zhuzepe Meaca”, nisur nga interesi i klubeve të mëdha si Real Madrid.

Klubi madrilen ka edhe më shumë arsye për të besuar në një transferim të mundshëm, pasi ka pasur një përplasje në dhomat e zhveshjeve të zikaltërve. “Corriere della Sera” shkruan se ka pasur një diskutimi të fortë të Ikardit me Perisiç dhe Brozoviç, pas ndeshjes kundër Spal.

Argjentinasi u mërzit me Perisic në disa momente të lojës. Atmosfera përfundoi me një përplasje verbale, duke u futur në dhomën e zhveshjes. Në fakt, marrëdhënia e argjentinasit me Brozoviç ishte shumë e mirë deri në fundjavën e kaluar dhe episodi i ka dhënë fund vazhdimit të shoqërisë mes tyre në rrjetet sociale. Mediat italiane shkruajnë se ky incident mund të sjellë dhe vendimin e argjentinasit për të pranuar ofertën e Realit në verë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?