FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ikardi shpërthen ndaj shokëve: Na mungon shpirti i garës edhe në stërvitje!

Barazimi 1-1 ndaj Fiorentinës, ka konfirmuar momentin e vështirë që po kalon skuadra e Interit në javët e fundit. Duke folur për “Inter Tv” pas barazimit në Firence, kapiteni Mauro Ikardi ka ngritur zërin ndaj shokëve të skuadrës, të cilët zhvilluan një ndeshje për t’u harruar.

“Bëmë një sfidë të dobët, me fat kaluam në avantazh. Duhet të luftojmë deri në fund me karakter, për të marrë në shtëpi rezultatin e duhur. Në fund na mungoi kjo gjë ndaj barazuam. Kemi fituar shumë ndeshje, por në këtë muaj na ka munguar shpirti dhe dëshira për të luftuar. Kjo gjë ndihet edhe në stërvitje, dhe duhet që të reagojmë. Duhet të punojmë sa më shumë, dhe të reagojmë që në ndeshjen e radhës ndaj skuadrës së Romës”, është shprehur sulmuesi argjentinas.

Ikardi këtë sezon ka shënuar 18 gola, por skuadra nuk i është përgjigjur në ndeshjet e fundit, duke i shërbyer shumë pak topa. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?