Ilir Daja specialist për tu shpallur kampion, i jep titullin Ballkanit në Kosovë

Drita dhe Gjilani nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në derbin  e sotëm. Dueli i javës së 33-të shpall automatikisht kampion në Kosovë ekipin e Ballkanit.

Për momentin, Ballkani ka 70 pikë, 11 më shumë se Gjilani dhe 13 më shumë se Drita, që kanë edhe nga tri ndeshje të mbetura. Ky është titulli i parë për ekipin nga Suhareka.

Një sukses i madh edhe për trajnerin Ilir Daja, i cili pasi u shpall kampion me Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun në Shqipëri, arrin të marrë titullin edhe në Kosovë.  4 javët e mbetura për Ballkanin do të shërbejnë sa për statistika për Ballkanin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?