FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter dhe Atalanta mund ta nisin kampionatin me një javë vonesë

Interi dhe Atalanta me shumë mundësi do ta nisin më 26 shtator me një javë vonesë krahasuar me skuadrat e tjera sezonin e ri futbollistik 2020-2021 të Serie A.

Liga italiane e futbollit pritet të pranojë kërkesat e dy klubeve zikaltër për të shtyrë ndeshjet e tyre të javës së parë të kampionatit, që janë në program fundjavën e 18 dhe 19 shtatorit pasi për shkak të pjesëmarrjes në kompeticionet europiane e kanë mbyllur me vonesë sezonin e kaluar dha kanë pak kohë për përgatitje.

Atalanta e mbylli aventurën në çerekfinalet e Champions League në datën 12 gusht me humbjen ndaj Paris Saint Germain ndërsa Interi, 9 ditë më vonë më 21 gusht me disfatën ndaj Sevillas në finalen e Europa League. Dy skuadrat zikaltër pritet ta nisin kampionatin në datën 26 shtator me ndeshjet e javës së dytë, për të rikuperuar mesjavën 30 shtatorit sfidat e javës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?