Inter ndalet në Bologna, Diouf shmang humbjen në minutat e fundit

Në një atmosferë emocionuese dhe plot ndjenja lamtumire, Bologna dhe Interi e mbyllën sezonin e Serie A me një barazim spektakolar 3-3, në një ndeshje që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit. Përtej rezultatit, mbrëmja në “Dall’Ara” u karakterizua edhe nga duartrokitjet për disa prej figurave që pritet të largohen nga klubet respektive, mes tyre trajneri Italiano, veterani De Silvestri, si dhe Mkhitaryan e De Vrij te zikaltërit.

Interi ishte skuadra që kaloi e para në avantazh në minutën e 22-të me Dimarcon, i cili kurorëzoi në mënyrën më të mirë çmimin si MVP i Serie A. Megjithatë festa e zikaltërve zgjati shumë pak, pasi vetëm tre minuta më vonë Bernardeschi riktheu ekuilibrin për vendasit.

Bologna vazhdoi të shtonte presionin dhe në minutën e 42-të Pobega realizoi golin e përmbysjes, duke i dërguar kuqeblutë në pushim me avantazhin 2-1. Në nisje të pjesës së dytë situata u vështirësua edhe më shumë për Interin, pasi një autogol i Zielinskit çoi rezultatin në 3-1 për skuadrën vendase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur gjithçka dukej e mbyllur, në skenë doli Diouf. Francezi fillimisht shërbeu asistin për Espositon në minutën e 64-t, duke rihapur sfidën me golin e 3-2. Më pas, katër minuta nga fundi i kohës së rregullt, ai realizoi edhe golin e barazimit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-3.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një përballje e mbushur me ritëm, emocione dhe kthesa, që i dha fund sezonit të Serie A me spektakël dhe shumë duartrokitje nga tifozët në tribunë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?