FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter, tetë faqe reklamë në La Gazzetta për të tërhequr tifozët në stadium

InterIs Coming. Nesër Inter nis kampionatin duke pritur Fiorentinën në San Siro. Klubi zikaltër ka blerë plot tetë faqe të Gazzetta dello Sport për t’i bërë reklamë fushatës së abonimeve, shitjes së biletave në stadium dhe teserimit në filialet e Inter Club.

Me një letër të nënshkruar nga zv.presidenti Javier Zanetti, klubi u bën thirrje tifozëve t’i qëndrojnë pranë skuadrës.

“Na pret një sezon përcaktues, në të cilin duam të tregojmë se jemi të bashkur, për t’u kthyer protagonistë e për t’ju bërë edhe më krenarë, për t’jua shpërblyer gjithë besimin që na keni shfaqur përherë”, shkruan Zanetti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?