Inter-Udinese në statistika

Inter ka marrë një barazim të rëndësishëm në fushën e Juventus fundjavën e kaluar dhe vazhdon të jetë skuadra e vetme pa asnjë humbje në këtë sezon të Serisë A.

Në javën e 17-të ata do të presin në shtëpi ekipin e Udinese-s, një skuadër që ka marrë dy fitore në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Lojtarët e Spalletti-t kryesojnë kampionatin me një pikë avantazh ndaj Napoli-t, por nuk do të jetë e lehtë ta ruajnë atë në ndeshjen e sotme, duke parë se zikaltrit do të paraqiten në këtë ndeshje pas 120 minutave të luajtura në mesjavë për Kupën e Italisë kundër Pordenone-s, skuadra e Serisë C që është dorëzuar vetëm pas penalltive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardehzinjtë mbajnë vendin e 13-të në renditje, por duket se janë ringjallur nga momenti që trajneri Massimo Oddo ka marrë drejtimin e ekipit. Gjithsesi, ata do të luajnë kundër mbrojtjes më të mirë të kampionatit italian, bashkë me Napoli dhe Roma.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zikaltrit kanë luajtur shtatë (44%) ndeshje të këtij sezoni pa pësuar gol dhe kanë pësuar më shumë se një gol vetëm dy herë (13%). Gjërat shkojnë akoma më mirë për Inter-in në shtëpi, ku ata kanë marrë shtatë fitore ne tetë ndeshje (88%), nuk kanë pësuar gol në pesë ndeshje (63%), kanë shënuar 20 gola (2.5 për ndeshje) dhe kanë pësuar vetëm 5 (0.63 për ndeshje).

Vetëm Torino ka arritur të largohet nga “San Siro” me pikë në këtë sezon. Një tjetër statistikë interesante është ajo që tregon se Inter i ka realizuar 36% të golave (12 nga 33) pas minutën së 75-të, ndërsa Udinese i ka pësuar 13% të golave (3 nga 24) në 15 minutat e fundit të takimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?