Interesim i lartë për miqësoren Partizani-Roma, disa sektorë janë “sold out”

Partizani do të luajë të shtunën një miqësore luksi me skuadrën e Romës në “Air Albania”. Jose Mourinho rikthehet në Shqipëri dhe në stadiumin ku fitoi trofeun e Conference League dy vite më parë.

Interesimi për këtë ndeshje ka qenë i lartë si në dyqanet fizike apo dhe online Deri më tani janë shitur thuajse 6000 bileta, shifra premtuese që tregojnë se deri të shtunën pritet që stadiumi të jetë thuajse i mbushur i gjithi. Për momentin disa sektorë janë “sold out”,

Sa i përket çmimeve të biletave ato variojnë nga 400 lekë, në tribunën karshi kushtojnë 600 lekë, në tribunën kryesore kushtojnë 2500 lekë, ndërsa në sektorin VIP shkojnë deri në 5000 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?