FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi arrin akordin me portierin brazilian, do të jetë pasuesi i Handanovic

Gabriel Brazao në të ardhmen do të jetë pasuesi i Samir Handanovic. Drejtuesit zikaltër kanë mbyllur marrëveshjen për “gardianin” e ri të Cruzeiros, i datëlindjes 2000, që po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij.

Një operacion që do t’u kushtojë arkave të Interit 2.5 milionë euro. Në fakt, futbollisti nuk do t’u bashkohet menjëherë zikaltërve, pasi do të huazohet te Chievo deri në fund të sezonit, para se të firmosë kontratë 5-vjeçare me klubin italian.

Brazao konsiderohet një nga talentet më të spikatur në qarkullim në rolin e portierit. Firmosja e marrëveshjes do të ndodhë në Kili, aty ku portieri në fjalë është i angazhuar më përfaqësuesen U-20 të Brazilit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?