FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi arrin marrëveshjen për transferimin e lojtarit të Barcelonës

Janë disa futbollistë që mund largohen nga Barcelona pas ardhjes së Kutinjos dhe Minës. Arda Turana dhe Rafinja janë dy të sakrifikuarit që janë në listën e largimeve të trajnerit, Luis Enrike.

Për të dytin interesimi është i madh nga ekipi i Interit. Zikaltrit i kanë kërkuar katalanasve huazimin e lojtarit me opsionin për ta blerë 18 milionë euro. Mesfushori pritet që të kalojë shumë shpejt vizitat mjekësore, pasi braziliani nuk ka luajtur që nga prilli i 2017 për shkak të një sërë lëndimesh.

Sipas “COPE” këtë mbrëmje, propozimi zyrtar është pranuar nga katalanasit, teksa trajneri Spaleti më në fund do të ketë një “xhol” në dispozicion për ta përdorur në disa pozicione.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?