FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi bën tifo për një triumf të PSG sonte ndaj Bayernit, ja përse …

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme për finalen e Champions League që do të zhvillohet në Lisbonë.

Nga njëra anë është Mauro Icardi, por që do ta nisë ndeshjen nga stoli pas paraqitjes jo shumë të mirë kundër Atalanta-s, nga tjetra Ivan Perisic: dy ish-yje të Inter-it, por vetëm njëri do të mund të festojë.

Sipas La Repubblica, zikaltrit mund të jenë tifozë me francezët, duke parë bonuset që janë përfshirë në kontratën e Icardi-t.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një arsye më shumë për Inter-in për të qenë me PSG-në. Në rast fitoreje, zikaltrit do të përfitojnë 2 milionë euro, bonus i parashikuar nga kontrata e shitjes së Icardi-t”, lexohet në të përditshmen italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?