Interi dhuron spektakël, e nis me fitore tenistike vitin 2021 (VIDEO)
Interi e ka nisur në mënyrën më spektakolare të mundshme vitin 2021. Skuadra zikaltër shpartalloi 6-2 Crotonen dhe tashmë e sheh veten në vendin e parë të renditjes.
Sfida nisi në fakt me avantazhin e miqve që kaluan të parët në avantazh me Zanellaton, or reagimi i Interit do të ishte i shpejt me Lautaro Martinez dhe Luca Marrone-n (autugol). Më pas Crotone do të barazonte nga pika e bardhë me Vladimir Golemi nga pika e bardhë.
Pjeaa e dytë do të ishte e gjitha për zikaltrit që shënuan katër gola të tjerë. Lautaro kompletoi tripletën me dy gola të tjerë, ndërkohë që nuk munguan as Lukaku dhe Hakimi. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

