Interi e nis me fitore të pastër ndaj Monzës, vendos kapiteni Lautaro me dopietë (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 19 Gusht 2023 22:47
Interi e nis me një fitore bindëse 2-0 ndaj Monzës sezonin e ri në Seria A. Një sfidë e cila u vendos e gjitha nga Lautaro Martinez, autor i të dy golave.
Kapiteni argjentinas bëri diferencën me nga një gol në secilën pjesë, pasi ishte në vendin e duhur në momentin e duhur, për të dërguar sferën në rrjetë.
Nga ana tjetër, zikaltrit e patën të lehtë të administronin ndeshjen në fazën mbrojtëse, për të siguruar tre pikët e para të këtij sezoni.
KOHA JONË SONDAZH

