FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi është në kërkim të bomberit të Atalantës

Interi po punon për të ndërtuar një skuadër të frikshme në të ardhmen. Skuadra zikaltër po përgatitet për një largim të mundshëm të Mauro Icardit, duke gjetur një alternativë të mirë për të mbetur në nivele të larta edhe në sezonet e ardhshme.

Objektivi kryesor i Marotta-s është që të rrëmbejë një ndër sulmuesit më në formë gjatë këtij sezoni, Duvan Zapata. Sulmuesi i Atalantës është një zgjedhje perfekte edhe për të formuar dyshen me Mauro Icardin, nëse argjentinasi do të zgjedhë që të rinovojë.

Bergamaskët do të blejnë sulmuesin që është në zotërim të Sampdorias për 12 milionë euro dhe do ta shesin më pas tek Interi për 30 milionë euro. Nëse Icardi do të mbetet në Milano, atëherë me shumë mundësi do të largohet në formë huazimi Lautero Martinez. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?