Interi fiton me “manita” ndaj Beneventos, shkëlqen Hakimi (VIDEO)
Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Seria A, teksa sonte në mbrëmje ka mundur thellë 5-2 Beneventon.
Ishte një ndeshje shumë e thjeshtë për skuadrën e Antonio Contes që e zgjidhi ndeshjen që në 30 minutat e pra. Lukaku zhbllokoi sfidën pas vetëm 28 sekondash, Gagliardini dyfishoi, ndërkohë që belgu shënoi të tretin.
Caprari rihapi ndeshjen pas një gabimi trashanik të Handanovic, por Interi do të shënonte sërish në pjesën e parë me Achraf Hakimin. Në pjesën e dytë Lautaro Martinez shënoi golin e pestë, ndërkohë që Caprari do të realizonte për shifrat përfundimtar 5-2. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

