Interi heq dorë nga Samardzic, Inzaghi e gjen zgjidhjen në shtëpi

Interi ka hequr dorë përfundimisht nga mesfushori serb Lazar Samardzic. Ndonëse kishte kryer edhe vizitat mjekësore, futbollisti nuk hodhi firmën mbi kontratën që do ta vishte zikaltër, pasi babai i tij vendosi të ndërrojë menaxher dhe në të njëjtën kohë edhe pretendimet ekonomike.

Drejtuesit e Interit refuzuar kategorikisht ndryshimi ne kushteve të kontratës dhe transferimit, teksa i lanë edhe një afat futbollistit e babait të tij, që të marrin një vendim përfundimtar.

Por ndonëse kaluan katër ditë, nga Samardzic nuk erdhi asnjë sinjal dhe Interi njoftoi menjëherë si Udinesen, ashtu edhe mesfushorin se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga transferimi i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë vendim duket se ka ndikuar edhe paraqitja mjaft e mirë e mesfushorit Stefano Sensi, që pas një sezoni në huazim te Monza, ka shkëlqyer këtë verë nën urdhrat e Inzaghit dhe trajneri duket se ka vendosur ta mbajë në Milano për të kompletuar organikën me 6 mesfushorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?