Interi i “çmendur”, fitore spektakolare me përmbysje ndaj Fiorentinës (VIDEO)
Interi i Contes e nis sezonin me një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Fiorentinës 4-3. Sfida filloi “në malore” për zikaltrit që e panë veten në disavantazh pas vetëm tri minutash lojës. Kouame shënoi pas një asisti të Bonaventurës. Reagimi i Interit vjen në fundin e pjesës së parë me Lautaro Martinez që shënon një gol shumë të bukur me një goditje në hyrje të zonës.
Argjentinasi vijoi formën fantastike edhe në fillimin e pjesës së dytë, kur detroi Ceccherinin që ta dërgonte topin në rrjetën e portës së tij. Gjithsesi Fiorentina nuk dorëzohet dhe barazoi menjëherë me Castrovillin.
Vjollcët luajnë mjaft mirë, teksa 6 minuta më pas shënuan edhe golin e avantazhit me Chiesa-n që finalizoi një asist të Ribery. Kur u duk se gjithçka po shkonte keq për Interin, do të vinte dhe përmbysja e çmendu. Lukaku shënoi fillimisht në minutën e 87-të, ndërkohë që dy minuta më pas D’Ambrosio përfitoi nga përgjumja e Vlahovic. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

