FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi kalon në gjysmëfinalen e Kupës falë një “perle” të Eriksen në derbi (VIDEO)

Interi kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Zikaltrit arritën që të fitonin me përmbysje 2-1 në derbin ndaj Milanit, në një ndeshje që do të dhuronte shumë emocione.

Ibrahimovic kaloinë avantazh Milanin në minutën e 31-të me një goditje të bukur në hyrje të zonës që shkoi në cepin e portës së Handanovic, duke mos i dhënë asnjë mundës reagimi.

Në fundin e pjesës së parë pati një përplasje të ashpër mes Ibrahimovic dhe Lukakut, të dy u ndëshkuan me karton të verdhë, por më keq do ta pësonte suedezi. Në fillimin e pjesës së dytë ai do të merrte kartonin e dytë të verhdë pas një faulli në mesfushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi përfitoi nga avantazhi numerik duke shënuar golin e barazimit me Lukakun nga pika e bardhë në minutën e 71-të. Më pas do të këmbëngulnin për të shënuar sërish, por goli do të vinte në minutën e 97-të. Eriksen ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

NDESHJA E PLOTE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?