Interi kërkon yllin e skuadrës së Bayernit për të blinduar mbrojtjen

Bayern Munich's French defender Benjamin Pavard reacts during the German first division Bundesliga football match between FC Bayern Munich and TSG Hoffenheim in Munich, southern Germany, on April 15, 2023. (Photo by Christof STACHE / AFP) / DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo by CHRISTOF STACHE/AFP via Getty Images)

Interi kërkon një goditje të fundit për të kompletuar skuadrën për sezonin e ri. Siç zbulohet nga edicioni i sotëm i Il Corriere dello Sport, Inter-i vazhdon të mendojë për një përforcim të ri cilësor për të forcuar mbrojtjen.

Në shënjestër është vënë francezi i Bayern Munich, Benjamin Pavard, i cili ka një përvojë të madhe ndërkombëtare dhe është ende shumë i ri duke pasur parasysh 27 vitet e tij.

Formula e transferimit mund të bazohet në një huazim me detyrim për të blerë, por fillimisht ai do të duhej të rinovojë me klubin bavarez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin kontrata e tij me Bayernin skadon në 2024. Inter do të përpiqet të mbyllë një tjetër super operacion. Pas dështimit me Samardzic, milanezët synojnë të mbajnë Stefano Sensi në skuadër pa e dërguar atë në huazim. Pavard mund të luajë si qendërmbrojtës me tre lojtarë dhe si mbrojtës krahu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?