Interi më në fund gjen portier, nesër zyrtarizohet “gardiani” i Bayernit
Yann Sommer ka bzarkuar sot në Milano dhe të hënën do të zhvillojë vizitat mjekësore për të hedhur më pas firmën në kontratën që do ta lidhë me klubin zikaltër deri në vitin 2025.
Pas tratativave që zgjatën disa javë, më në fund negociatat me Bayernin e Mynihut u mbyllën me sukses, pasi Interi vendosi që të paguajë 6 milionë eurot (në 2 këste), që gjermanët kërkonin për të lënë të lirë portierin.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i sezonit të ri, Inzaghi gjen portierin titullar që do të mbrojë portën zikaltër këtë sezon.
KOHA JONË SONDAZH

