Interi mund me “poker” Fiorentinën, Lautaro shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Inter ka arritur një fitore të lehtë 4-0 në shtëpi ndaj Fiorentinës, duke u konfirmuar si skuadra pretendente këtë sezon për titullin kampion. Marcus Thuram shënoi golin e tij të parë si interist, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 23-të.
Në pjesën e dytë, Lautaro me një dygolësh dhe Çalhanoglu me 11-metërsh vulosën fitoren e thellë për ekipin e Simone Inzaghit.
Me këtë sukses skuadra zikaltër i bashkohet Milanit në krye të renditjes, me dy skuadrat e Milanos që janë të vetmet me pikë të plota në këtë fillim kampionati.
KOHA JONË SONDAZH

