Interi në kërkim të një sulmuesi, ja katër alternativat për Inzaghin

Pas afrimit të portierit Yan Sommer, Interi është në merkato për një qendërsulmues. Në listën e klubit zikaltër për repartin ofensiv janë 4 emra të njohur.

Siç raporton “Sportmediaset”, bëhet fjalë për Morata, Taremi, Beto dhe Balogun. Deri më tani, sulmuesi i Arsenalit që shkëlqeu sezonin e kaluar në kampionatin francez, është zgjedhja e parë e klubit zikaltër.

Për të përfituar shërbimet e yllit të SHBA-ve, Interi do të ishte i gatshëm të ofronte një shumë prej 35 milionë euro në drejtim të “topçinjve”. Gjithashtu dhe Beto është një opsion konkret për në Milano, por çmimi prej 30 milionë euro i vendosur nga Udinese pengon disi Interin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?