Interi në krizë, kinezët kërkojnë të marrin borxh 150-200 milionë euro
Interi është në shitje prej disa javësh, por marrëveshja deri më tani nuk është arritur. Grupi Suning, po mendon për një plan alternativ financimi, duke kërkuar një fond prej 150 deri në 200 milionë euro në formë borxhi. Familja Zhang shpreson në një rimëkëmbje ekonomike pas Covidit dhe në një lehtësim të kufizimeve nga qeveria.
Një veprim të ngjashëm ka bërë edhe Milani me projektin Tonghng Li, kur kërkoi një hua nga Ellliot, teksa më pas do të shitej te fondi amerikan. E njëjta gjë pritet të ndodh edhe më familjen Zhang në rast se nuk do të paguhet huaja. Si partneri më mundshëm mendohet se do të jetë BC Partners, teksa pritet një ofertë e mirë financiare. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

