Interi sfidon Monzën, Inzaghi i beson Lautaros dhe Thuram në sulm
Interi nis sezonin e ri me sfidën ndaj Monzës në “San Siro”, ku do të tentojë që të marrë 3 pikët.
Trajneri Simone Inzaghi ka ndarë mendjen për formacionin, duke përjashtuar të gjitha surprizat, teksa në sulm luajnë Lautaro dhe Marcus Thuram.
Në portë luan Sommer dhe në qendër të mbrojtjes, ku De Vrij zëvendëson Acerbin e dëmtuar. Nga ana tjetër, trajneri i Monzës u beson nga minuta e parë emrave si Gagliardini e D’Ambrossio, të cilët veshën fanellën e Interit sezonin e kaluar.

KOHA JONË SONDAZH

