Interi shfaq interes për futbollistin e Beneventos

Interi u rikthye në rrugën e fitoreve në kampionat në fundjavë, pasi mposhti jo pa vështirësi Beneventon 2-0. Skuadra zikaltër ka nisur që të mendojë që tani për merkaton e verës.

Emri i fundit që i është bashkuar dëshirave të skuadrës së Spaletit është braziliani Sandro, i cili aktivizohet te Benevento me skuadrën milaneze që ka shfaqur interes për lojtarin edhe kur ka qenë pjesë e Tottenham Hotspur në Angli.

Zikaltrit kanë nisur bisedimet me menaxherët e futbollistit, i cili në rast të rënies të Beneventos në Serinë B do të rikthehet te turqit e Antaliaspor që zotërojnë kartonin e tij. Ekipi turk nuk ka ndërmend ta mbajë brazilianin dhe është gati ta shesë atë për shumën e 2-3 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?