Interi shkarkon Conte nëse nuk fiton titullin, pasardhësi është një tjetër ish-juventin

Interi për të tretin vit radhazi dështoi të kualifikohej për në turin e dytë në Champions League. Titulli është detyrim për Antonio Conten, edhe pse gara në Serie A do të jetë e fortë deri në fund.

Drejtuesit duan titullin, kusht që duhet të plotësohet nga trajneri për të vijuar të jetë pjesë e Interit. Nëse Lukaku me shokë nuk shpallen kampionë, atëherë Conte me siguri që do të shkarkohet. Mediat italiane ndërkohë aludojnë edhe për pasardhësim e mundshëm.

Kandidati numër një është Max Allegrin, ish-trajner i Juventusit dhe Milanit. 53-vjeçari qëndron pushim prej majit të vitit 2019 dhe Interi do të ishte një destinacion shumë i mirë për strategun nga Livorno, i cili ka punuar më parë me Marotën te Juventusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?