Interi shton presionin për Asllanin, ofron një tjetër lojtar në shkëmbim

Interi shton presionin për të rrëmbyer Kristjan Asllanin. Fillimisht u përfol për përfshirjen e sulmuesit Sebastian Esposito. Tani në skenë ka dalë një tjetër emër dhe ai është portieri Michele Di Gregorio, i cili është i huazuar te Monza.

Nëse këta të fundit ngjiten në Serie A do ta blejnë për 4 milionë euro, ndryshe Interi synon ta përfshijë në operacionin për Asllanin.

Empoli ka nevojë për një portier, pasi Guglielmo Vicario është i huazuar nga Cagliari dhe për të po interesohet Fiorentina. Di Gregorio mund të jetë karta e Interit për Asllanin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?