Interi, skuadër e specializuar për të shitur keq në merkato

Specialistët e merkatos së Interit duhet të kenë vënë duart në kokë, kur kanë parë transferimin e Felipe Kutinjos për 160 milionë euro te skuadra e Barcelonës nga ekipi i Liverpulit. Vetëm 5 vite më parë, në merkato e dimrit të vitit 2013, braziliani la zikaltrit për t’u transferuar te Liverpuli për 13 milionë euro. Kutinjo ka luajtur për 4 sezone e gjysmë tek Interi, por në dy sezonet e para u huazua te Vasko de Gama, klubi i tij i parë. Ai ka luajtur vetëm 47 ndeshje me fanellën e klubit italian, ndërkohë që në sezonin 2011-2012 kaloi gjysmën e dytë të sezonit në formë huazimi te Espanjoli. Shitja e Kutinjos nuk është e vetmja e gabuar në aspektin sportiv me një çmim të lirë. Roberto Karlos, Pirlo, Bergkamp ose Ronaldo kanë pasur të njëjtin fat pas aventurës së tyre në klubin e Interit.

Rasti i Andrea Pirlos është i ngjashëm, teksa, pas huazimeve te Rexhina dhe Breshia, ai iu shit rivalit historik, Milan në 2001 për 18 milionë euro. Si te kuqezinjtë, ashtu edhe më pas te bardhezinjtë e Juventusit, ai u vlerësua si një nga futbollistët më të mirë në botë në saj të klasit që ka shfaqur. Një ndër të parët që nuk ka pasur fat te zikaltrit është Roberto Carlos, të cilin në Spanjë e kujtojnë shumë mirë. Vetëm një sezon te Interi, për të kaluar më pas te Real Madrid në vitin 1996, ku u shndërrua në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të të gjitha kohërave.

Denis Bergkamp ka qenë një ndër futbollistët me më shumë klas në vitet 2000, por jo për Interit, pasi u largua pas 52 ndeshjes për t’u transferuar te skuadra e Arsenalit, atje ku u transformua në një ikonë të klubit të “Topçinjve”. Një ndër shitjet më të gabuara padyshim ka qenë ajo e “fenomenit” Ronaldo, i cili ka përjetuar ndoshta periudhën më të vështirë të karrierës mes shumë dëmtimesh. Ai u transferua në Madrid për 45 milionë euro, një çmim i lartë duke marrë në konsideratë shifrat e transferimeve në atë kohë. Gjithsesi edhe kjo nuk mund të quhet si një arritje për Interin, pasi braziliani ishte transferimi i tretë më i shtrenjtë në histori, pas Zidane 72 milionë euro dhe Figo me 60 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi zikaltër etiketohet si “shitësi më i keq i të gjitha kohërave”, pasi ka lënë t’i ikin nga duart futbollistë që më pas kanë zhvilluar dhe patur karrierë spektakolare. Faji për këtë i përket drejtuesve, të cilët nuk arrin që të kuptojnë futbollistët që kanë vlera për t’u kthyer në yje. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?