Interi ‘zbarkon’ në Barcelonë

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilion ka udhëtuar drejt Barcelonës për mesfushorin Rafinha.

Barcelona dhe Inter janë shumë pranë marrëveshjes për transferimin e mesfushorit brazilian, Rafinha.

Problem mbetet vetëm mënyra e transferimit, pasi Barcelona kërkon huazim me obligim blerje, ndërsa Inter huazim me të drejtë blerje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katalonasit kërkojnë 23 milionë euro, por Inter këtë shumë dëshiron ta paguajë vetëm pasi lojtari të ketë kaluar gjashtë muaj huazim dhe të bindet se nuk ka problem me lëndime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rafinha këtë sezon shumicën e kohës ka qenë jashtë skuadrës së parë pikërisht për shkak të lëndimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?