Interi zhgënjen sërish, nuk i mjafton Ikardi në transfertën ndaj Fiorentinës (VIDEO)
Interi nuk arrin që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Fiorentinës. Skuadra e Piolit ka arritur që të marrë një pikë vetëm në kohën shtesë, ndërkohë që te skuadra milaneze sërish vendimtar është Mauro Ikardi.
Pjesa e parë e ndeshjes dominohet nga vendasit që kanë disa mundësi të mira shënimi, por nuk arrijnë që të gjejnë rrugën e rrjetës. Interi luan dobët, teksa Spaleti eksperimenton me Zhoao Marion në krahun e djathtë, ndërkohë që Kanselo e nis ndeshjen si mbrojtës i djathtë. 45 minutat e para u mbyllën pa asnjë gol, ndërkohë që në të dytin, vendasit nuk arrijnë që të konkretizojnë mundësitë e tyre për shënim.
Mauro Ikardi shënon golin e avantazhit në minutën e 55 pas një goditje dënimi. Sulmuesi argjentinas devijon topin me kokë. Sportielo e ndal fillimisht, por më pas dorëzohet në tentativën e dytë të sulmuesit të Interit. Ky ishte goli i 18 për këtë sezon për Mauro Ikardin. Fiorentina përpiqet për të reaguar me Biragin nga një goditje dënimi, por portieri Handanoviç bën mrekullinë duke e devijuar topin në goditje nga këndi.
Fiorentina gjen golin e barazimit vetëm në minutën e parë shtesë me Simeonen, i cili arrin të mposhtë portierin e Interit. Zikaltrit tashmë kanë 42 pikë, 5 më pak se Juventusi i vendit të dytë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

